Rajon

Pavarësia në pikëpyetje?Montgomery: Vuçiç ka të drejtë që SHBA anashkaloi OKB-në për Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery, ka thënë në një intervistë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka të drejtë kur thotë se SHBA, së bashku me disa aleatë të saj evropianë, anashkaluan Kombet e Bashkuara dhe iu bashkuan NATO-s në fushatën e bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999.

Duke iu referuar fjalimit të Vuçicit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Montgomery shtoi se është e vërtetë që i njëjti grup vendesh e kanë njohur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës, duke anashkaluar OKB-në.

“Pasoja e kësaj është se Putini ishte në gjendje ta përdorte atë si një justifikim për përdorimin e tij të dhunës në Ukrainë. Absolutisht të drejtë. Problemi është njëjë si kur I bie ziles, nuk ka më kthim prapa” – tha Montgomery.

TRENDING

Exit mobile version