Aktualitet

PD kundër Vlora Hysenit në krye të SHISH: E shkarkoi Vjosa Osmani!

Partia Demokratike duket se është kundër emërimit të Vlora Hysenit në krye të SHISH. Këtë e ka bërë të ditur Gazmend Bardhi dhe Kreshnik Çollaku në dy qëndrime politik, të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i Bardhit

Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.

Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.

Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Postimi i Çollakut

Nga mediat mesova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate per kreun e SHISH.

Eshte hera e pare qe e degjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnje njohje per cilesine dhe aftesine e saj ne krye te kesaj detyre.

Cfare me ben pershtypje eshte fakti se znj Hyseni ka mbajtur per nje periudhe kohe pozicionin e nen drejtores se AKI (sherbimit inteligjent Kosove) dhe eshte shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Nuk njoh asnje nga arsyet e ketij shkarkimi,por me duket e pazakonte qe nje zyrtar te shkarkuar nga insititucionet e Kosoves (ne fushen e inteligjences) te emrohet po ne kete fushe nga Shqiperia.

Marredheniet midis Shqiperise e Kosoves jane vellazerore e duhet te shkojne drejt funksionimit te perbashket.

Ky rast me duket nje provokim i panevojshem nga Shqiperia karshi institucioneve te Kosoves.

Eshte jashte cdo aryese qe kjo te ndodhe.

Midis institucioneve te dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkerendim,ndersa gjeste te tilla stimulojne konflikt te panevojshem dhe te demshem.

Une nuk e kuptoj kete sjellje te kryeminsitrit por mbetem me shprese se Presidenti Begaj nuk do te lejoje krijimin e nje klime te panevojshme e te demshme provokimi,mosbesimi e mosbashkepunimi midis institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Republikes se Shqiperise.

TRENDING

Exit mobile version