14/06/2021 , 2:44

PD-LSI në avantazh në qarkun e Korçës

Opozita është në avantazh në qarkun e Korçës, ku janë numëruar derimë tani 172 nga 427 qendra votimi.

PS ka marrë derimë tani 23’880 vota, e përkthyer në përqindje 47.5%, ndërkohë që PD ka marrë 20’886 vota, e përkthyer në përqindje 41.55%, ndërsa LSI ka deri tani 3815 vota, e thënë ndryshe 7.59%.

Në total në qarkun e Korçës nxirren 12 mandate deputetësh, dhe mbetet për tu parë nëse do të kemi një raport 6-5-1 mes forcave politike.

Në zgjedhjet e kaluara Korça kishte 11 mandate deputetësh, nga të cilët PS mori 6 deputetë, PD 4 dhe LSI 1.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin