Connect with us

Politike

PD ndan grupet e punës për protestën e 7 korrikut

Published

on

Protesta e 7 korrikut bashkon Partinë Demokratike. Sot Partia Demokratike ka ndarë grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut të thirrur nga opozita.

Zëdhënësja e PD Floriana Garo deklaroi sot se Kryesia e Partisë Demokratike ka hartuar dje platformën organizative për protestën e 7 korrikut.

Gjithashtu është bërë miratimi i grupeve të punës, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje.
Lista e grupeve të punës vijon si më poshtë, duke filluar me degët e qarkut Tiranë dhe pastaj 11 qarqet e tjera të vendit.

Ndër emrat e aktivizuar vihen re dhe deputetët Jorida Tabaku, Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Dashnor Sula etj.

 

 

Po kështu Edi Paloka është vendosur në degën 1, Aldo Bumçi etj. Glauk Olldashi, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Albana Vokshi janë të vendosur në degët e tjera.

ANEKS 2: GRUPET E PUNËS NË QARQE PËR ORGANIZIMIN E PROTESTËS, 7 KORRIK 2022

QARKU SHKODËR
BARDH SPAHIA KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Lorenc Luka
Greta Bardeli
Emilja Koliqi
Zefi Hila
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Voltana Ademi
Irena Shestani
Arvit Bushati
Imelda Kraja
Mimoza Rexhvelaj
Prel Gjoni

QARKU LEZHË
JOZEFINA TOPALLI, KRYETARE E GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Elda Hoti
Lindita Metalia
Kastriot Piroli
Agron Gjekmarkaj
Marjana Brunga
Zyrafete Kulla
Albina Deda
Mariglend Doci

QARKU KUKËS
ISUF CELA, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Flamur Hoxha
Faslli Germizi
Nazlie Laci
Feride Rrahmanaj

QARKU DURRËS
OERD BYLYKBASHI, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Fatbardha Kadiu
Jola Hysaj
Floriana Garo
Ferdinand Xhaferraj
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Ardian Muka
Arjan Dedej
Denion Shengjegji
Dritan Burgia
Lorin Hoxha
Osman Stafa
Andi Dollapi
Aulon Kalaja
Bujar Vukaj
Bledi Kasmi

QARKU ELBASAN
LUCIANO BOCI, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Megi Balliu
Zheni Gjergji
Flutura Açka
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Ankelita Çela
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Eliona Gremi
Elior Vila
Klodiana Çapja
Arbjola Halimi
Xheraldo Dashi

QARKU KORÇË
EDMOND SPAHO, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Sorina Koti
Eleina Qirici
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Seladin Jakupllari
Gjergj Mero
Klara Bici
Ledina Alolli
Arben Miza

QARKU BERAT
GENC DEROMEMAJ, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Kasem Mahmutaj
Tomorr Alizoti
Gentian Mishova

QARKU FIER
LUAN BACI, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Ivi Kaso
Ilda Dhori
Eralda Bano- Tase
Saimir Korreshi
Emiljano Mone
Ibrahim Morina
Myslym Murrizi
Elton Bano

QARKU VLORË
BUJAR LESKAJ, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Ina Zhupa
Arbi Agalliu
Fatjon Veizaj
Alta Azizi Haluca,
Nadire Meçorapaj,
Sara Bodo,
Klodian Muco
Matilda Qurku
Spiro Vaso
Minushe Laze

QARKU GJIROKASTËR
TRITAN SHEHU, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Dasho Aliko

80a36c17 0095 4985 Ad22 5bf38453004d

Politike

Blushi thirrje për protestë: Qeveri hajdutësh

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar pak më parë nga Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçci, i cili publikoi një viodeo me followersa fake të cilët komentonin në postimet e kryeminisrit Rama.

Blushi ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin në protestë kundër kësaj qeverie që e quajti një bandë hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi.

“’Argëtohuni’ sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, ka shkruar Blushi.

Continue Reading

Politike

Vdekja e 7-vjeçares, Berisha: Mbështetje të plotë

Published

on

By

Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij për protestës e paralajmëruar të së hënës për vrasjen e Jonada Avdias më 2 gusht në Himarë nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Berisha bën thirrje për të marrë pjesë.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb

Të enjten më 4 gusht shoqëria civile mbajti një protestë që u mbështet nga forcat opozitare, e cila përfundoi me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për të larguar dy ministrat si dhe drejtorin e Policisë.

Continue Reading

Politike

Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat

Published

on

By

Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.

Disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.

Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.

Continue Reading

Politike

PD: Rama dhe drejtësia ndajnë paratë bashkë

Published

on

By

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, në një deklaratë nga selia blu, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë “bashkëpunëtore” në aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.
Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.
Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

 

 

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?

2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?

3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?

4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?

5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Meta: AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave

Published

on

By

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet se drejtoresha e AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve.

Meta gjithashtu thekson se kjo është arsye përse edhe bujqësia sot është në mjerim, pasi sipas tij AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferave.

Statusi:

Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.

 

 

 

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING