Aktualitet

Për vetëm 10 sekonda, i riu vjedh “BMW”-në në Shkodër (VIDEO)

Një vjedhje spektakolare në vetëm 20 sekonda është regjisruar në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga “Balkanweb”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. ‘Skifteri’ shihet që zbret nga një makinë e bardhë që drejtohet nga një tjetër person.

Më pas, ai hipën nga krahu i pasagjerit në makinën e llojit BMW, kalon në timon dhe ndez makinën duke ikur me të. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Nuk dihet kujt i përket makina e vjedhur dhe se kush mund të jetë autori i ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version