Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 29 nëntori në Fier mëngjesin e sotëm.
Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavartiçe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, veç dëme materiale.
Mendohet që flakët kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri pasi të zotët bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
shqiptarja/