Aktualitet

Përfshihet nga flakët magazina e drurit në Berat, shkak dyshohet…

Një zjarr i papritur ka përfshirë sot një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat ku mësohet se nuk ka pasur asnjë njeri. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda. Për fikjen e tij përreth magazinës, zjarrfikësit ‘u ndihmuan’ edhe nga reshjet e shiut që vijojnë prej 30-minutash. Sipas zjarrfikësve, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

TRENDING

Exit mobile version