17/06/2021 , 0:12

Përfundon edhe në Elbasan – Balla: PS fitore me 9 mandate

Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit ku PS rezulton forcë e parë me 55,1 për qind të votave, e ndjekur nga PD me 37,1 për qind e më tej LSI me 4,4 për qind të votave.

E përkthyer në mandate PS ka deri tani 8 mandate, PD 6 mandate. Por nënkryetari i PS, Taulant Balla konfirmoi për Euronews Albania se PS arriti të marrë mandatin e 9 në këtë qark me një diferencë shumë të vogël votash.

“Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit por në një prononcim për Eruonews Albania, sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se PS ka marrë mandatin e 9 me një diferencë prej 1 ose 2 votash, por do të pritet procesverbali zyrtar i KQZ”, raportoi gazetari i Euronews Albania Aldo Baxhaku.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin