Aktualitet

Përfundon me sukses operacioni në Turqi për policin

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë komunikimit online me ekspertët e Komiteti teknik shqiptar dhe turk, se polici i plagosur në protestë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rama theksoi se operacioni në sy ka shkuar me sukses, duke falënderuar për këtë mjekët turq.

“Falenderoj mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit dhe pas operacionit të parë për mbrojtjen e masës së syrit, ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar.

 

Ai ka kryer një transplant të kornesë së syrit, për të cilin kemi marrë lajmin se ka dalë me sukses”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version