17/06/2021 , 4:52

Përfundon procesi i numërimit të votave në njësinë administrative të Paskuqanit, fiton PD me 8835 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë administrative të Paskuqanit, ku është shpallur fituese PD me 8835 vota, ndërsa PS ka marrë 6663 vota, teksa LSI numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota.

Në këtë njësi kanë marrë pjesë 17 mijë 800 votues, teksa lista e zgjedhësve për këtë njësi administrative ishte mbi 35 mijë zgjedhës, pra më shumë se gjysma kanë votuar në këtë njësi administrative në 42 qendra votimi.

Ka qenë një proces i qetë që në votim, por me ritme shumë të shpejta ka vijuar numërimi, ku është shpallur fitorja e PD, nga kandidati i kësaj njësie, Flamur Noka.

Një situatë tërësisht e qetë, pa incidente në zonën e Paskuqanit, por edhe në tërësi në të gjithë bashkinë e Kamzës.

Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin