Bota

Përgjaken rrugët e Stambollit, një burrë plagos me thikë 11 kalimtarë

Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona.

Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në orën 10 të mëngjesit dhe vazhdoi për disa orë.

Forcat e policisë vijojnë kërkimin e tij  ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e Stambollit.

TRENDING

Exit mobile version