Kronike

Përgjimet/ ‘Kujdes, mos u hap shumë në Brazil se është vështirë’

Media zbardh dosjen e që shkatërroi grupin prej 11 personash, ku në pranga ranë ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë. Nga zbërthimet e përgjimeve në SkyECC grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Madje, vetë Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit. Nga përgjimet është dokumentuar edhe tentativa për të trafikuar 69 kilogram kokainë, por droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.

Vetë grupi e kishte të qartë se për të ngarkuar drogën dhe për ta kaluar nga portet e Barzilit është shumë më e vështirë dhe në fakt ashtu u rezultoi, pasi porosia prej 69 kg kokainë u kap nga autoritetet. Në përgjimet e Sky ECC, Ismail Zeneli, i cili ishte porositësi dhe financuesit, i thotë personit *D****P* (i paidentifikuar) se nuk duhet të hapet shumë dhe të këtë kujdes në Brazil. Ata diskutojnë për mënyrën se si do ta fshehin drogën nëpër kontejner pasi kishin frikë se do kapej.

Me datë 07.01.2021, Ismail Zeneli duke folur me Besmir Muratin diskutojnë për një shumë prej 500 mijë paund, që dyshohet se i është dërguar personat të paidentifikuar *D****p*, i cili ndodhej në Brazil për të bërë gati drogën për ta transportuar.

“Me datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: “…Dajlok a flete, QA bone a je mire, QA thot (*D****p*). Daj nji pytje qat £500 per ku ja nise atij? Ecu apo Bra. Kush ishte si transfert. Tha dje niset. Tha dje niset. Po mer dajlok. QA? S ato te parat. Ku je, Po flas….”. Kjo bisedë dyshohet se ka lidhje me bisedën e bërë më datë 03.01.2021, ora 20:54 midis Q3QNV9 dhe *D****P*, ku janë dërguar një sasi prej 500 mijë paund nga shtetasi Ismail Zeneli për tek *D****p*”, thuhet në dosjen e SPAK.

Përgjimet

Ismail Zeneli-(*D****P*); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU…

*D****p* –-Daje, Vetëm pasqyra than…

Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht….

*D****P*–Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than…

Ismail Zeneli -Mire beje…

*D****P*–Hapag final…

Ismail Zeneli –Pa merak nga ana ime…

*D****P*–Dyshemenë se saldojnë mirë tha…

Ismail Zeneli —Probleme esht atje daku kupton…

“D****P*–Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin…

Ismail Zeneli –-Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot….

*D****p*--Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn…

Ismail Zeneli —Daje aty mundohu, Me bere qmos…

*D****P*. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo……. E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër…

Eralbi Brecani –-Si ja kaluat…

Zeneli:–Po mire…

Besmir Murati–Okay plak…

*D****p*–Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo…

Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar….”

Roli i secilit prej anëtareve të grupit sipas SPAK

a) Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier. Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili.

b) Shtetasi Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Gjithashtu për shkak të kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht në Amerikën e Jugut ka krijuar lidhje ndërmjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit që kanë udhëtuar në këto shtete me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të narkotikëve.

c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil).

d) Përdoruesi i SkyçECC *D****p*, i paidentifikuar ka pasur rolin e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lëndës narkotike; pritjen e shumave të parave të dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit në vendet e Amerikës së Jugut; blerjen e sasive të ndryshme të narkotikëve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike në konteniere me qëllim trafikimit drejt vendeve të BE-së.

TRENDING

Exit mobile version