Bota

Përmbyset autobusi me studentë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, teksa një autobus që transportonte studentë është përmbysur në autostradën M53, raportojnë mediat e huaja. Si pasojë e incidentit automobilistik humbi jetën shoferi dhe një vajzë 14-vjeçare.

Autobusi që transportonte nxënës nga gjimnazi i vajzave ‘West Kirby’ dhe i djemve ‘Calday Grange’ drejt Merseyside u përplas me një makinë dhe më pas përfundoi i përmbysur në rrugë, në zonën e Cheshire.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se panë fëmijët duke dalë nga dritarja e pasme e autobusit. Gjithsej 50 studentë u dërguan në spitale për trajtim mjekësor sipasojë e plagëve të marra.

TRENDING

Exit mobile version