Përmbytje nga shirat në Romë, rrugë si lumenj dhe sheshe si liqene (VIDEO)

Rrugë si lumenj, sheshe si liqene, kjo është situate në orët e fundit në Romë.  Në mediat sociale qarkullojnë pamje të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet kanë ndaluar pasi e kanë të pamundur lëvizjen.

Stuhia ka përfshirë Romën që prej orës 12.30, ndërsa qindra telefonata janë pranuar nga Salla e Operacioneve.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore , Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano. Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik . Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme.

Dhe situata duket se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin