Aktualitet

Përmbytjet në vend, Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Sipas ministrit rreziku më i lartë për përmbytje është në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por duhet pasur kujdes edhe në Bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.

POSTIMI I MINISTRIT:

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier. Me kryetarët e bashkive dhe Prefektët e këtyre qarqeve rakorduam planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta. Jemi çdo minutë në monitorim të situatës. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për çdo nevojë të pushtetit vendor dhe qytetarëve.

Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.

TRENDING

Exit mobile version