Aktualitet

Përmbytjet/ Spahia: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër

TIRANË– Opozita ka bërë fajtore qeverinë për përmbytjet në 3 qarqet kryesore në vend, në Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia kërkon që të shpallet gjendja e emergjencës, e ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thekson se vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë në sigurimin e jetës së njerëzve dhe të pronës.

Kryebashkiaku Spahia: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Ai ka dalë në terren ku ka takuar ushtrinë që është në gatishmëri për çdo rast nëse do ketë nevoja për evakuim të banorëve.

Moti i keq/ Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty

Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë. Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

“Siguria e jetës dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.”- tha Tabaku.

TRENDING

Exit mobile version