Pinknews

Përplasen miqtë në BBV Kosova

Një përplasje ka pasur mes Stresit dhe Gresës, të cilët u duk sikur ishin miq të mirë. Reperi e akuzoi për mosmirënjohje dhe bëri deklaratë bombë duke thënë se modelen e ka njohur me një 45-vjeçar. Ndërsa Gresa u përpoq ta hedhë poshtë.

“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet”, tha modelja. “Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falsë”, tha Gresa.

Më pas ndërhynë moderatorët e BBV Kosova duke i tërhequr vëmendje Stresit për mënyrën si iu drejtua. Pavarësisht komenteve dhe përplasjes mes tyre, më pas u panë duke u përqafuar pasi reperi i kërkoi falje.

TRENDING

Exit mobile version