Aktualitet

Përplasi 17-vjeçarin, shoqërohet në polici ish-kryebashkiaku i Himarës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar të miturin E. H., 17 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

66-vjeçari  u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vasil Bollano është kryetar i Omonoias, Unioni Demokratik i Minoritetit Grek dhe përfaqësues i grekëve që jetojnë në Shqipëri. Omonoia është një organizatë sociale, politike dhe kulturore në Shqipëri që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

TRENDING

Exit mobile version