Kronike

Përplasje bandash/ Nga Valter Bami te Dritan Lamaj, ja me kë “ishte ngatërruar” Gentjan Bejtja

Gentian Bejtja kishte rene me herët pre e tre atentateve te cilave u kishte shpëtuar. Dikur ishte polic, ndërsa prej vitesh zgjodhi të kalojë në krahun tjetër.

Mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, në një ngjarje që kishte si objektiv Gentian Bejtjan, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën djemtë e Bejtjas 10 dhe 13-vjeçarë.

Asokohe Bejtja kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer në Shqipëri. Udhëtonte e qëndronte shpesh jashtë vendit, kryesisht në Suedi e Norvegji, ku, bashkë me gruan e 4 fëmijët, kishte kërkuar edhe azil por i ishte refuzuar.

Për këtë ngjarje Policia arrestoi Valter Bamin. Pas aktit të ekspertimit kimik për faktorë plotësues, rezultoi se 37-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri.

Në dorën e majtë të tij, ekspertiza konstatoi gjurmë baruti, çka fakton se ka kryer qitje me armë zjarri. Por në janar të këtij viti, Valter Bami u la i lirë, pasi Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në arrest shtëpie.

Ndërsa lidhur me motivet e ngjarjes, grupi hetimor është kthyer tek dosjet e vjetra. Dosje pa autor e krime të pazbardhura që lidhen me të shkuarën e objektivit të këtij atentati, Gentian Bejtjas.

Kjo e shkuar e lidh me mikun e tij të zhdukur Enver Stafuka më 9 shkurt të vitit 2015.

Por edhe pas zhdukjes së Stafukës, bejtja ka qene të paktën si person që mund të ketë dijeni për disa krime të rënda të ndodhura së fundmi.

Madje është shoqëruar edhe për tri vrasje e më pas është lënë i lirë. Ai është pyetur dhe si person që kishte dijeni edhe për ngjarje të tjera: Si vrasja e biznesmenit të kromit, Iliaz Çali, më 3 prill të vitit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës; atentati ku mbeti i plagosur Marklen Haka, më 8 qershor të vitit 2022, të cilit më herët në një tjetër ngjarje që synonte eliminimin e tij, i vranë gabimisht hallën: si dhe për krimin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik të vitit 2022, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj e dy miqtë e tij, DiklenVata dhe Besmir Hoxha.

TRENDING

Exit mobile version