Kronike

Përplasja me thikë në Itali dhe 20 mijë euro/ Trupit të Kasem Kasmit i bëhet autopsia

Vijojnë hetimet për përplasjen me armë zjarri mes shqiptarëve në Frosinone të Italisë, ku i vdekur mbeti Kasem Kasmi, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Mikea Zaka.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se ditën e djeshme në morgun e spitalit “Fabrizio Spaziani” në Frosinone është bërë autopsia e trupit të Kasem Kasmit, i cili u qëllua në fyt nga Mikea Zaka. Mjeku i caktuar nga zv.prokurori Manuel Samuel Amari, në krye të hetimeve do të bëjë të ditur rezultatet e autopsisë pas 60 ditësh.

Ndërkohë hipotezat dhe pistat mbi të cilat po përqendrohen hetimet nga policia kanë të bëjnë kryesisht me paratë. Korrikun e kaluar, në shtëpinë e Mikea Zakës u gjetën 20 mijë euro cash. Dhe versioni i dhënë nga vrasësi, në lidhje me një grindje mes grupeve për çështje që lidhen me një grua, duket se nuk ka asnjë bazë. Gjithashtu mister për grupin hetimor mbetet edhe arma e krimit, e cila nuk është gjetur akoma.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të dhjetra personave në një lokal në Frosinone të Italisë, të shtunën e kaluar. Dy ditë më parë mediat italiane publikuan përmes një artikulli detaje nga jeta e viktimës ku thuhej se i riu shqiptar kishte një jetë luksoze. Më tej thuhej se të Kasmit i pëlqenin makinat luksoze, udhëtimet dhe kishte pasion detin. Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit. I riu shqiptar kishte pasion të mëdha makinat dhe motorët.

TRENDING

Exit mobile version