Politike

Përplasje mes Celibashit dhe Bardhit: Njëri i shantazhueshëm

Ka vijuar përplasja në distancë mes Bardhit dhe Celibashit. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se vendimi i marrë sot nga komisioneri për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit është antiligjor. Bardhi ka akuzuar sërish Celibashin se është i shantazhueshëm dhe vepron si zëdhënës i interesave politike.

“E patolerueshme është përfshirja me shkrim dhe privatisht e KSHZ në një konflikt politik, duke shërbyer si zëdhënës i interesave politike. Vendimi i sotëm i Ilirjan Celibashit nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Një njëri i shantazhueshëm nuk ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet!”- shkruan Bardhi.

Celibashi u shpreh se një gjuhë e tillë është e pa tolerueshme.

“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme.
Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

TRENDING

Exit mobile version