Kosova

Përputhen Hill dhe Bocan Harchenko, mbështesin Vuçiçin, apo thjesht duket kështu

“Nëse do të mbështeteshim në përshtypje, atëherë mund të konkludohej se si ambasadori amerikan, ashtu edhe ai rus po llogarisin aleatin te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por po të gërvishim pak më thellë, arrijmë në përfundimin se interesat e tyre janë gjeopolitikisht të ndryshme dhe se ato dominojnë mbi parimet” – Kështu janë shprehur analistë të ndryshëm për median opozitare serbe Danas, në përgjigje të pyetjes se a iu duket se si Christopher Hill ashtu edhe Aleksandar Bocan Kharchenko e mbështesin Vuçiçin.

Mesazhi më mbresëlënës i ambasadorit amerikan Hill në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi dhe rrethanave të krizës paszgjedhore ishte se ai priste bashkëpunimin me qeverinë e re, ndërsa pas protestave të opozitës dhe ndërhyrjes së policisë, ai surprizoi sërish opinionin duke thënë ndër të tjera se protestat e dhunshme nuk kanë vend në shoqëritë demokratike.

Ambasadori rus Bochan Kharchenko po ashtu pret me padurim të punojë me Vuçiçin dhe u shpreh se pas protestave qëndron Perëndimi.

Jelica Minić, kryetare e Lëvizjes Evropiane në Serbi, tha për Danas se nëse mbështetemi në përshtypjen e publikut në Serbi, atëherë hipoteza në fjalë mund të vërtetohet.

“Megjithatë, ka dallime në nuanca. Departamenti i Shtetit, sidomos pas përplasjeve të opozitës me policinë, ka lëshuar një deklaratë të ashpër,  shumë më ashpër se ajo cfare tha ambasadori Hill për zgjedhjet. Kërkohet që të analizohen të gjitha vërejtjet dhe konkluzionet e OSBE-së apo misionit të saj vëzhgues të zgjedhjeve. Gjithashtu departamenti i Shtetit e konsideron të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve, organeve zgjedhore dhe vëzhguesve të akredituar – tha Minicduke shtuar se vlerësimi I Perëndimit është se në Serbi ende nuk ka një opozitë mjaft të forte dhe të besueshme dhe Perëndimi duket se ka zgjedhur që Vuçiç të mbetet një partner i besueshëm.

Kur bëhet fjalë për qëndrimet ruse, ajo tha se Rusia ishte ndër të parat që e përgëzoi presidentin Vuçic për suksesin e tij në zgjedhje dhe i hodhi poshtë të gjitha parregullsitë. Rusia, tha ajo, e identifikon situatën në Serbi me situatat në Ukrainë, Gjeorgji, Kirgistan, se opozita po përpiqet të ndryshojë pushtetin me dhunë, se po përpiqet të destabilizojë Serbinë duke e çuar në katastrofë.

E pyetur se cilat janë interesat e Kremlinit, ajo u shpreh se është në interesin e Rusisë që Serbia të jetë aktualisht një faktor përçarës në Ballkan, sepse largon vëmendjen nga Ukraina. “Kur është fjala për Amerikën, përfshirja e Serbisë në BE dhe NATO do të ishte ideale, por derisa kjo të bëhet realitet, Vuçic do vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm sepse përmes tij arrihen realisht zgjidhjet e parapara në marrëveshjet e fundit me Kosovën” – deklaroi Jelica Minić.

Kurse Branka Latinoviç, ish-ambasadore në OSBE, tha për Danas se mbështetja për Vucicin është e dukshme dhe se ka interesa, por që nuk janë të një qëllimi gjeostrategjik.

“Deklarata e ambasadorit Hill duhet parë në kontekstin e përpjekjeve të tij, të cilat ai i përkufizoi si synim strategjik që nga fillimi i marrjes së detyrës – një qasje më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse e Serbisë ndaj SHBA-ve, por pa “prishje” të mëdha, për ta arritur atë qëllim hap pas hapi, gradualisht por në mënyrë të besueshme dhe të përhershme” – potencoi Latinoviç

TRENDING

Exit mobile version