Politike

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, të burgosurit kërkojnë të votojnë

Të dielën, në Bashkinë Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet lokale, kjo pasi rezultati i 14 majit u bë i pavlefshëm për shkak të votave të burgut. Ndaj dhe këtë herë është vendosur të mos votohet në burgje, edhe pse edhe në këto zgjedhje, burgu i Rrogozhinës i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që edhe ata të ushtrojnë votën e tyre.

I nderuar Admir Abrija, në KQZ nuk ka një propozim të KZAZ nr.43 Rrogozhinë për ngritjen e KQV në IEVP të Bashkisë Rrogozhinë. Ndëkrohë ngritja e një qendre votimi (pra jo e komisionit të kësaj qendre sikurse përcaktohet në nenin 43), nuk është kompetencë as e KZAZ dhe as e KQZ. Në çdo rast ngritja, ose jo e qendrës së votimit në IEVP Rrogozhinë për zgjedhjet e datës 23 korrik 2023, në vlerësmin tonë, duhet të marrë në konsideratë urdhërimet e vendimit nr.28 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i cili shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 në ZAZ, për kryetar të bashkisë Rrogozhinë, duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve,“-shkruhet në përgjigjen që KQZ i ka kthyer drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrijas.

Zgjedhjet e më pas numërimi në Bashkinë e Rrogozhinës u kthye në temë diskutimi e kontestimi nga ‘Bashkë Fitojmë’. Fitorja me vetëm 21 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë ndaj Shkëlqim Hoxhës, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës. Por pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy të tjerët, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

Por përse u kundërshtua rezultati i Rrogozhinës, e cila është “kleçka” e votave të burgut të Rrogozhinës?

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe rezultatit të ngushtë mes dy kandidatëve, opozita vendosi që të apelojë rezultatin. Në argumentet e tyre, avokatët e koalicionit BF argumentuan se Komisioni i Qendrës së Votimit në këtë burg ishte ngritur pa vendimmarrje të KQZ-së dhe se shumica e të burgosurve që kishin votuar nuk kishin të drejtë që të ushtronin të drejtën e tyre, për shkak të vendbanimit dhe mospasjes së emrit në listën e zgjedhësve. Shumë prej tyre, të cilët po uvajnë dënimin në Rrogozhinë, por vendbanimi i tyre nuk ishte në këtë Bashki. Ndaj edhe nuk mund të votonin për të zgjedhur të parin e qytetit. Në këtë burg, sipas Kasos, kriteri numerik që parashikon ligji është 15 zgjedhës me të drejtë vote që të kenë vendbanimin në atë zonë me kod unik banese, ndërkohë që në atë institucion të vuajtjes së dënimit, vetëm 2 prej tyre kanë vendbanim në Rrogozhinë. Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit, ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total 80 ishin në favor të tij. Po ashtu, vetë kandidati Hoxha ka argumentuar se me burgun, Memolla ka konflikt interesi, pasi babai i tij është shef regjimi në policinë e burgut dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg, çka mund të ketë ndikuar në intimidimin e të dënuarve

TRENDING

Exit mobile version