Rajon

‘Përshëndetje TikTokers’/ Vuçiç ‘i futet’ edhe TikTok-ut, bëhet ‘viral’ me një postim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duket se është një fans i madh i rrjete sociale. Teksa e kemi parë shumë aktiv në ‘Facebook’ apo ‘Instagram’ me postime të shpeshta, së fundmi ai ka vendosur të krijojë një llogari të tijin personal edhe në platformën e famshme të TikTok.  Dhe s’kishte si të ndohet ndryshe. Postimi i tij i parë ku prezantohet është bërë shumë shpejt viral.

“Përshëndetje TikTokers! Unë jam Aleksandri”, shkruan ai. 

Profili i Vuçiçit në këtë rrjet social quhet “jasamaleksandar”. Ai ka publikuar gjithashtu edhe një video të fjalimit të tij nga festimi i 15 vjetorit të themelimit të SNS.

Duket se TikTok do të jetë një mjet komunikimi me ndjekësit e tij për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

TRENDING

Exit mobile version