Kronike

Përshtatën ambient për kultivimin e drogës, në pranga punonjësi i OSHEE, në kërkim autori

Policia ka goditur një rast të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin në mënyrë të paligjshme me energji elektrike në Vorë.

Si rezultat i këtij operacioni është shpallur në kërkim autori, është proceduar penalisht bashkëshortja e tij për moskallëzim krimi.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Vorë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Marikaj 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Goditet një rast i përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, procedohet në gjendje të lirë, bashkëshortja e tij, për moskallëzim krimi.

Vihet në pranga një punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 1035 bimë narkotike të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marikaj 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi K. K., 46 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 44 vjeçe, të dy banues në Marikaj.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

EMRAT/ Kush është çifti nga Tepelena që kishin përshtatur magazinën afër shtëpisë në laborator droge në Vorë

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që dyshohet se ka mnbjellur bimët me kanabis në Marikaj të Vorës, ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë. Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj. Ngjitur me shtëpinë kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momemtin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej. Faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që në magazinë kultivohej kanabis me llampa.

TRENDING

Exit mobile version