Kronike

PERSONALITETI I SHEKULLI XX – PRESIDENTI HISTORIK FRANKLIN DELANO RUZVELTI

PERSONALITETI ME GJIGAND I SHEKULLIT XX –
FRANKLIN DELANO RUZVELT
E NXORRI SHBA NE NGA DEPRESIONI EKONOMIK
E FITOI FASHIZMIN
E BERI AMERIKEN SHTETIN ME TE FUQISHEM NE BOTE EKONOMIKISHT DHE POLITIKISHT
JA THEU HUNDET HITLERIT DHE WINSTON CERCILLIT
BERI SISTEM BRETON WOOD KU PERFITUAN SHUME EKONOMIKISHT Gjitha shtetet pas luftes….
POR VDIQ PAK ME HERET;
MBETET LEGJENDAR ME FJALET E TIJ
JO CERCILL ME SDO TE KETE METODA BRITANIKE KOLONIALE TE SHEKULLIT XVIII , POR DO TE KETE METODA AMERIKANE NE SHEKULLIN XX , DO TU MUNDESOJME SHTETEVE PAQE DHE ZHVILLIM.
SOT ME TEPER SE KURRE I DUHET BOTES NJE FRANKLIN DELANO RUZVELT NJE NGA PRESIDENTET ME AUTENTIK QE NDOQI IDEALET E GJYSHIT ISAK RUZVELT QE ISHTE NJE ITHTAR I REVOLUCIONIT AMERIKAN TE ETERVE THEMELUES TE SHBA se.
PERSONALITETI I SHEKULLI XX – PRESIDENTI HISTORIK FRANKLIN DELANO RUZVELTI
Ne jemi një komb i përbërë nga shumë nacionalitete të cilat të gjithë së bashku e përbëjnë një union të lirisë dhe të barazisë. Secili që kërkon një komb të jetë mbi tjetrin kërkon të degradojë nacionalitetin tjetër
Franklin Ruzvelt
“Demokracia nuk është e sigurt nëse populli lejon rritjen e një fuqie private në një pikë që bëhet me e fuqishme se vetë shteti demokratik. Ky në thelb është fashizmi-posedimi i qeverisë prej një individi, grupi ose një fuqie private kontrolluese.”
Franklin Ruzvelti
“ShBA-ja me presidentin Ruzvelt ishte “tempull i lirisë dhe fanar i shpresës” për gjithë njerëzimin në shek XX”.
“Mburoja e vetme e vazhdimit të lirisë është një qeveri mjaft e fuqishme që të mbrojë interesat e qytetarëve dhe njerëzmjaft të fuqishëm dhe të mirinformuar të mbajnë kontrollin sovran mbi qeverinë”
Franklin Ruzvelti
Franklin Ruzvelti shpëtoi nga një atentat i mundshëm kur një plakë e vërejti se një djalosh e nxori pistoletën drejt Ruzveltit që ishte duke mbajtur fjalim. Me një piskame atentatori u shporr ndërsa F.Ruzvelti mbeti i gjallë për ti shërbyer njerëzimit në shek XX. Franklin Ruzvelti ishte një ndër figurat më të shquara të shekullit XX. FDR ishte një njeri me karakter të fortë, burrështetas legjendar dhe një njeri që i shërbeu njerëzimit më tepër se secili në shek XX. Presidenti F.Ruzvelt u sëmur nga një sëmundje me pasoja të rënda Poliomieliti. Prandaj, edhe kjo periudhë ishte e rëndësishme për reflektim te thelle dhe ndikoi në formimin e karakterit të tij. Ai u paralizua gjatë vuajtjes së kësaj sëmundje. FDR gjatë kësaj kohe lexoi shumë mbi etërit themelues të Amerikës e sidomos të arkitektit të saj Aleksandër Hamilton. Në formimin e tij politik më së shumti pat influencë Aleksandër Hamiltoni dhe Abraham Linkolni. Zaten duke e ndjekur shembullin e liderit të vërtetë gjate krizave egzistenciale te nje kombi siç ishte Abraham Linkolni, edhe F.Ruzvelti mbrojti idealet e etërve themelues, idenë e republikës së vërtete dhe parimin ekonomik Hamiltonian që kredia publike të kanalizohet për industrializimin dhe ngritjen e infrastrukturës publike. Idealet e eterve themelues F.Ruzvelti i kishte përfshirë në programin e tij të njohur “New Deal” që ishte një zbatim i sistemit ekonomik Amerikan, sistem që SHBA’në e kishte bërë një nga shtetet më të fuqishme në botë sa herë që është zbatuar me përpikmëri. Franklin Ruzvelti arriti që për një kohë shumë të shkurtë të rimëkëmbë ShBA-në, ekonomikisht dhe ushtarakisht që të jetë superfuqia e madhe botërore. Arriti të mposhtë fashizmin por vdekja e tij në rrethana misterioze e la në gjysmë ëndrrën e tij për ta shkatërruar edhe kolonializmin britanik për të cilën ai kishte një parandjenjë kur tha se “do të kemi pas lufte më tepër probleme me Britaninë e Madhe se sa me fashizmin hitlerian”. Franklin Ruzvelti është shembulli më i mirë i një lideri të vërtetë që vepron me guxim dhe me vizion të qartë në kohë të krizës së madhe të shtetit të tij dhe mbarë njerëzimit. Jeta e tij është shumë interesante. Ai përjetoi një sëmundje të rënde : vuante nga Poliomieliti, që nga njëra anë ia paralizoi gjymtyrët e poshtme por në zemrën e tij e rilindi një ndjenjë të madhe dashurie, mëshire e dhembshurie për njerëzit. Ai kishte një shpirt krishterë, ëndërronte për t’i çliruar kombet e kolonizuara prej idesë së Trasimakut që prezantohet në dialogët e Sokratit se “forca duhet të sundojë”, që në filozofinë e tij e shprehte filozofi iracional Fridrih Niçe. Njëherësh që bëhet edhe bazamenti i ideologjisë nazi-fashiste. Franklin Ruzvelti nuk e kishte harruar thënien legjendare të Abraham Linkolnit qe e tha në betejën e madhe të Getysburgut: “qeveria e popullit, prej populli dhe për popullin nuk duhet kurrë të largohet prej kësaj bote“, andaj si ndjekës fanatik i kësaj ideje ai vendosi fuqishëm t‘i ndjekë idealet e stërgjyshërit të tij Isak Ruzvelt që i përkiste traditës së etërve themelues të SHBA’së. Gjatë kësaj faze të rëndë të jetës tij ai e kultivoi shumë empatinë dhe dhembshurinë për njerëzit dhe njerëzimin, andaj Ruzvelti paraqet liderin shembull të idealeve më të larta të njerëzimit në shek XX. Shumica sot mendojnë se programi i tij ekonomik “new deal” ka të bëjë me “shpenzimet publike” sipas idesë së Kejnsit, por s’ka të bëjë me të vërtetën, qëllimisht është ngritur figura e Kejnsit me qëllim që të anatemohet sistemi ekonomik amerikan që kishte zbatuar presidenti Ruzvelt. Madje, gjatë takimit të Kejnsit me Ruzveltin kishin përshtypje të ndryshme për njëri-tjetrin, ndërsa Ruzvelti e cilësoi më tepër si matematikan se sa ekonomist, ndërsa Kejnsi e paragjykoi Ruzveltin duke thënë se “ kam menduar se Ruzvelti ka njohuri më të thella në ekonomi”. Qëllimisht është margjinalizuar dhe denigruar figura e Hamiltonit dhe është krijuar konfuzion rreth ideve të presidentit Ruzvelt, përmes të cilave ai e nxori ShBA-në prej depresionit të madh ekonomik të viteve 1929-30. Presidenti Ruzvelt ishte gjithashtu fitues në Luftën e Dytë Botërore duke e bërë ShBA-në një ndër fuqitë më të mëdha në botë. Qëllimi i Çerçillit pas lufte ishte të devijojë vizionin Ruzveltian të paqës botërore me synimet e kamotshme të Britanisë së Madhe për të krijuar qeverinë botërore përmes strategjisë “divide and impera”. Ruzvelti rridhte nga familje patriotësh amerikan të revolucionit të famshëm. Gjyshi i tij, Isak Ruzvelti, kishte qenë një bashkëpunëtor i Aleksandër Hamiltonit rreth themelimit të bankës “Nju Jork”.
F.D Ruzvelti kishte shkruar për Xhorxh Washingtonin dhe Aleksandër Hamiltonin ku e ngrinte lart figurën e Aleksandër Hamiltonit. Ai e njihte mirë veprimtarinë e Aleksandër Hamiltonit gjatë revolucionit amerikan, ishte i frymëzuar prej tij dhe ishte njohës i mirë i sistemit ekonomik amerikan. Qëllimi i tij ishte zhvillimi i resurseve natyrale dhe ngritjes së nivelit të punës. Ideja e Ruzveltit ishte e njëjtë sikurse e Aleksandër Hamiltonit, kur në letrat e federalistëve duke bërë një studim të thellë të defekteve të konfederatës qytet-shteteve greke të këshillit të Amfioktonisë dhe ishte apologjik i qeverisë së fuqishme federale që të nxisë riorganizimin ekonomik mbi modelin dirigjist për të dalë nga depresioni ekonomik që ishte futur pikërisht nga zbatimi i ekonomisë së tregut dhe standardit të arit që shkaktoi një deflacion dhe kjo pat ndikim vendimtar në shembjen e bursave më 1929. Gjatë periudhës 1783-89 pikërisht në kohën që nga marrëveshja në mes të Lord Shelburnit dhe të përfaqësuesve të 13 kolonive që armëpushimi të bëhet por me kusht që të zbatohet tregu i lirë që i çoi drejt kolapsit ekonomik, insolvencës dhe kjo e nxiti Hamiltonin që të ndikojë te kongresmenët për të themeluar bankën nacionale amerikane të krijimit të kreditit nacional që të bëjë një ringjallje të ekonomisë agro-industriale dhe të rrisë prodhimtarinë e popullit amerikan. Koncepti Hamiltonian i kredisë nacionale në shërbim të rritjes së prodhimtarisë kombëtare ishte edhe koncepti i filozofisë politike të presidentit Ruzvelt.
PRESIDENCA HEROIKE E FRANKLIN RUZVELTIT
Presidenti Ruzvelti e kishte të qartë se beteja thelbësore në ShBA ishte në mes të fuqisë monopolizuese private (elitës) dhe të mirës së përgjithshme të qytetareve amerikan. Qeveria federale në këtë betejë ishte arbitër, nëse qeveria e humb rolin e saj në garantimin e kushtetutshmërisë së “të mirës së përgjithshme”, atëherë elita e fuqisë private financiare gjithnjë e më shumë kërcënonte mirëqenien e qytetarëve amerikanë duke i maksimalizuar profitet e tyre. Presidenti amerikan e kishte të qartë se detyra konstitucionale e tij ishte garantimi dhe promovimi i “të mirës së përgjithshme”, përgjegjësia kushtetuese e qeverisë federale për të menaxhuar ekonominë, si emetimi i dollarit, rregullimi i vlerës së dollarit, vlera këmbyese dhe vendosja e standardeve tjera si vlera e dollarit karshi arit. Qëllimi kryesor i Ruzveltit ishte kthimi i ekonomisë te qytetarët amerikan si dhe kontrollimi i fuqisë private financiare. Elita financiare e Wall Streetit e njihte mirë Ruzveltin dhe që në fillim bënë shumë përpjekje për ta penguar, madje komentohet se Ruzvelti i shpëtoi edhe një atentati kur atentatorin që po e drejtonte pistoletën nga Ruzvelti e vërejti një plake dhe bërtiti duke e hutuar komplotistin dhe ai u shporr. Elita financiare kërkonte që ai të ishte vetëm një marionetë e tyre sikur që ishte Theodor Ruzvleti, kushëriri i tij, Wudrow Wilson, sepse kjo elite financiare përmes atentateve i eliminoi tre presidentë amerikan për shkak të bindjeve të tyre pro sistemit ekonomik amerikan dhe anti-britanik edhe atë si presidentët Linkoln, Xhejms Garfilld, William McKinley si dhe presidentin Xhon. F Kenedi. Suksesi i britanikëve ishte i madh kur ato themeluan rezervat federale më 1913, pikërisht atëherë kur sistemit monetar kaloi në duart e elitës financiare në mënyrë jokushtetuese. Zaten dhe rezervat federale duke qenë nën diktat të “City of London” qendrës financiare globale ishin shkaktarët e depresionit të thellë ekonomik të viteve 1929-30.Franklin Ruzvelti menjëherë filloi punën dhe përkushtimin e tij ndaj të mirës së përgjithshme të qytetarëve amerikanë. Ai themeloi Administratën e Punës dhe të Progresit duke e kaluar aktin Wagner dhe kështu ndihmoi lëvizjen e punëtorëve në dëm të korporatave të mëdha. Ruzvelti e themeloi edhe aktin mbi Sigurimin Social duke i ndihmuar familjet me të ardhura të vogla dhe hendikepe të cilët merrnin të ardhura mujore për të siguruar ekzistencën e tyre fizike personale e familjare. Presidenti Ruzvelti ishte edhe mbështetës për ligjin federal mbi rrogën minimale. Presidenti Ruzvelt themeloi edhe Administraten Federale të hipotekave nacionale (Fannnie Mae) përmes të cilës shumica e amerikanëve patën mundësi të zgjidhin problemin e banimit duke blerë shtëpi.Kjo korporatë që shërbente për të mirën e qytetarëve pasi u privatizua më vonë profitin e kishte qëllim primar mbi “të mirën e përgjithshme” që ishte e drejtë konstitucionale e popullit Amerikan. U mori shtëpitë atyre që nuk ishin në gjendje të shlyenin detyrimet financiare dhe ishte kjo korporatë që në krizën e tanishme krijoi flluskën masive të pasurive të patundshme duke i lënë pa shtëpi shumë amerikanë. FDR gjithashtu themeloi edhe komisionin (Securities and Exchange Comission) që monitoronte korporatat, Wall Street-in dhe tregun e stoqeve në interes të investitorëve privatë. FDR gjithashtu mbështeti edhe aktin Glass Stegall që mbante të ndara bankat komerciale prej bankave gjigante të investimit me qëllim që të ruhen paratë e depozitarëve dhe pengohej spekulimi financiar me paratë e tyre njëkohësisht duke i ndihmuar dhe mbrojtur bankat e vogla që kryejnë funksione vitale ekonomike. Ruzvelti nuk arriti të nacionalizojë rezervat federale që përfaqësojnë një kartel financiar privat por arriti të fus nën kontroll spekulatorët financiare të Wall Streetit. Presidenti Ruzvelti e përdori “Korporatën e Rekonstruksionit Financiar”, që e kishte ngritur presidenti Hoover,por që ai kishte shpëtuar bankierët spekulatorë, ndërsa FDR këtë korporatë financiare e përdori që të shërbejë si bankë e dytë nacionale amerikane dhe të kanalizojë kreditin nacional në zhvillimin agro-industrisë dhe infrastrukturës. Prandaj, FDR së pari e riorganizoi sistemin bankar duke bërë “Bank holiday”. Ai e hoqi standardin e arit që ishte thelbi i deflacionit monetar që ishte edhe shkaku i depresionit të thellë ekonomik të viteve 1929-30 dhe e zëvendësoi me “rezerva të arit” d.m.th., 1 ounce ar u fiksua me vlerë prej 35 dollarë. Prandaj, me themelimin e korporatës së rikonstruksionit financiar ai kishte synim që kreditin ta kanalizojë në punë publike si ndërtimi i infrastrukturës, industrisë, agronomisë që d.m.th., Ruzvelti nuk ndoqi Kejnsin siç është popullarizuar, për idetë e Hamiltonit. Këto ide të politikës ekonomike gjenden në punimet e Hamiltonit në raportet mbi bankën nacionale dhe prodhimin industrial (manifaktural). Franklin Ruzvelti bëri disa agjenci nën kontroll të qeverisë federale si : Programi për rimëkëmbje nacionale, Programi për rimëkëmbjen e industrisë, për rimëkëmbjen e agronomisë dhe përmes këtyre agjencive federale arriti që të riorganizoje ekonominë fizike Lajbniciane. Ruzvelti luftoi dhe pengoi spekulimet financiare duke angazhuar senatorët Henry Gllas dhe Karter Steegall, që të ndajnë bankën komerciale nga ajo e investimeve në mënyrë që spekulimet financiare të ndërpriteshin. Ruzvelti madje themeloi edhe komisionin Pekora që të hulumtoje shkaqet e depresionit ekonomik dhe sulmoi familjen e njohur bankare Morgan që kishte lidhje shumë të ngushta me dinastinë perandorake të Rotshildëve. Ruzvelti arriti që me këto masa duke zbatuar sistemin ekonomik amerikan, dirigjist ku shteti intervenon duke shfrytëzuar kreditin nacionale në punë publike me qëllim të rritjes së potencialit për prodhim arriti të bëjë rimëkëmbje nga depresioni. Franklin Ruzveltin e kritikoi edhe Adolf Hitleri duke e quajtur programin e tij “New deal si gabim të madh”. Një nga investimet më të mëdha ne ekonominë fizike ka qene dhe Tennese Walley Authority që ishte një investim i madh në luginën Thenese. TWA ishte korporatë shtetërore që kishte për qëllim që atë luginë ta shndërrojë në një luginë të zhvilluar agro-industriale dhe energjetike. Atje ndërtoi kanale, hidrocentrale, fertilizoi tokën e pajisi me sistem të ujitjes në mënyrë që ky regjion nga një luginë e pazhvilluar u bë shumë produktive për km 2. Zhvillimi i kësaj lugine solli zhvillimin e agronomisë dhe rritjes së të mirave bujqësore. Bëri rritje të kapacitetit energjetik duke u ofruar popullit amerikan energji me çmim të ultë, u bë vend i mirë për popullim kjo mënyrë e investimit. S’kishte të bënte me mendimin ekonomik Kejnsian por me atë Hamiltonian. TWA arriti që luginën më të pazhvilluar ta shndërrojë në një regjion industrialist më të zhvilluar. Zhvillimi i këtij regjioni është model se si mund të shndërrohet në një regjion me zhvillim të lartë agro-industrial. Ai pasi themeloi bankën e rekonstruksionit financiar, investoi në punë publike, ndërtoi shkolla, aeroporte, sistem energjetik, sistem të hekurudhës etj.
FDR DHE POLITIKA E JASHTME E TIJ
Elita financiare Anglo-Amerikane ishte në mbështetje të perandorisë Britanike që funksiononte mbi bazë të dominimit të tregut botëror, kontrollit të resurseve, mineraleve dhe eksploatimit të vendeve të botës së tretë duke siguruar profite maksimale. ShBA-ja ishte themeluar si shtet në revoltën anti-britanike gjatë revolucionit amerikan dhe FDR e vazhdonte traditën e revolucionareve amerikanë duke luftuar perandorinë britanike. Pasi filloi Lufta e Dytë Botërore, Winston Çurcill ishte i alarmuar prej Adolf Hitlerit i cili e sulmoi Britaninë e Madhe dhe ia vështirësoi lidhjet me kolonitë e saj andaj dhe i dëshpëruar Winston Çurçill i këkoi ndihmë FDR-it për shpëtimin e Britanisë së madhe. Por Ruzvelti e njihte fare mirë perandorinë Britanike dhe vet Winstonin Çurçilin,por që e shihte si të domosdoshme eliminimin e nazizmit hitlerian ndërsa ai i pat thënë një këshilltari të tij : “se do të kemi probleme më të mëdha me Britaninë e Madhe pas lufte se sa që kemi tash me Gjermaninë”. FDR kishte vizionin e botës pa kolonializëm pas luftës. Ai më 6 janar 1941 në fjalimin e tij vjetor e përshkroi vizionin e tij “Në ditët e ardhshme në të cilat ne përpiqemi që të sigurojmë dhe të shohim përpara botën e themeluar nga katër liritë esenciale njerëzore:
E para, është liria e fjalës dhe shprehja e saj gjithkund në botë,
E dyta, e drejta për ta adhuruar Zotin gjithkund në botë,
E treta, liri ekonomike qe nenkuptonte sigurimin e një ekonomie të mirëqenies për një jetë paqësore të shëndetshme për të gjithë banorët. Ruzvelti mentonte se pa siguruar nje mireqenie dinjitoze ekonomike nuk mund te sigurohej liria politike.
E katërta, liri nga frika që d.m.th., uljen e armatimit gjithkund në botë, që asnjë shtet nuk do të jetë në ato pozita që të bëj agresion fizik ndaj fqinjëve të saj.
Në fillim të viteve 1941 Çercilli kërkonte takim me FDR rreth çështjes së strategjisë së bashkëpunimit dhe ndihmës së ShBA-së në luftë kundër fashizmit hitlerian.
Takimi ndodhi më 13-14 gusht në New Foundland-Argjentinë. Në këtë takim FDR ia bëri të qartë Çurçillit se ndihma e tij Britanisë së Madhe ishte me “kusht” që Britania të nënshkruajë një dokument që e kishin përgatitur këshilltarët e tij, si draft, e njohur si Karta e Atlantikut. Para se të nënshkruhet ky draft kishte një diskutim në mes të Ruzveltit dhe Çurcillit. Këtë fakt e kishte regjistruar i biri i F. Ruzveltit, Elliot Ruzvelt në veprën e tij.F.Ruzvelti vazhdoi duke i dhënë leksion Çurçillit që i skuqej fytyra kur dëgjoi prej Ruzveltit metodat e “Sistemit ekonomik amerikan”, sepse Ruzvelti u fut në luftën e Dytë Botërore për të shpëtuar njerëzimin prej fashizmit hitlerian dhe kolonializmit Britanik andaj, Franklin Delano Ruzvelti është njeriu më i njerëzishëm i shek XX, sepse bëri një luftë dhe kishte vizion që ta çlironte njerëzimin prej çdo lloj represioni politik ose ekonomik duke e bërë planetin tone “Botën më të mirë nga botët tjera“ siç thoshte Lajbnici i madh.
Ruzvelti i kishte thënë Winston Çerçilit :
“Metodat e shek XX përfshijnë industrializimin e këtyre kolonive.Metodat e shekullit XX përfshijnë rritjen e mirëqenies së njerëzve duke ngritur standardin e jetesës duke i edukuar, duke ju sjellë shëndet më të mirë publik dhe duke i siguruar se ato do t’i shfrytëzojnë resurset e tyre natyrale për mirëqenien e tyre kombëtare”. Qasja antiimperialiste e FDR është çelës për të kuptuar presidencën e tij. Dhe kjo është sfida e historianëve që shkruajnë në favor të elitës anglo-amerikane të cilët shkruajnë në frymën e minimizimit të djallëzive të perandorisë dhe minimizimit të karakterit politik që përfaqësonte FDR. Politikën e jashtme të tij e përshkruajnë si të mistifikuar, konfuze dhe të ndërlikuar. E vërteta është se Ruzvelti ka qenë shumë i qartë politikën e tij dhe nuk ishte aq i ndërlikuar për ta kuptuar, por parimet e tij ishin të papranueshme për elitën anglo-amerikane. Ruzvelti ishte mjaft diskret dhe nuk hapej as edhe me këshilltarët e tij sepse ai vinte nga elita dhe e kishte të qartë se ishte i rrethuar nga ujqit por rrugën kah dëshironte t’i çonte amerikanët por edhe të gjithë popujt e skllavëruar. E kishte të qartë dhe ishte mjaft i vendosur në këtë rrugë. Gjatë kohës që ishte president ai suprimoi ndikimin subversiv pro-britanik mbi qeverinë Amerikane gjatë gjithë jetës së tij. FDR e promovoi rolin tradicional të ShBA-së si shpresë për njerëzimin, si mbrojtës të lirisë dhe të drejtës së popujve të skllavëruar për vetëvendosje. Fatkeqësisht roli i ShBA-së ndryshoi pas luftës prej çliruesit u bë supresor dhe kjo falë influencës së britanikëve në qeverinë Amerikane. Pikërisht nga mosnjohja e kësaj historie shpesh kemi edhe mendime të gabuara rreth ShBA-së por në thelb vetëm ShBA-ja është shpëtimtare e njerëzimit sepse u themelua prej mendjeve më të ndritura humaniste të Evropës për ta shpëtuar civilizimin. Ajo e vetmja ka një kushtetutë unikale civilizuese që ngrihet mbi konceptin e njeriut “imago dei” dhe konstitucionalizon “Life, liberty and pursuit of happines” si vlerë më e lartë civilizuese. ShBA-ja dilte si një fuqi më e madhe dhe më e pasur në botë por Ruzvelti mendonte më tepër për përgjegjësinë që kishte ShBA-ja në kthesën pozitive politike për gjithë njerëzimin. Ruzvelti arriti që ta shtyjë Britaninë të nënshkruajë Kartën e Atlantikut që tu njihet e drejta e vetëvendosjes se kombeve të shtypura. Ai dizajnoi kombet e bashkuara si vend ku të gjithë shtetet dhe popujt e botës mund të diskutonin por në mënyrë paqësore për çështje të rëndësishme të arrinin kompromise duke evituar konflikte të armatosura e luftëra. FDR i pa kombet e Bashkuara si përforcues të sovranitetit të kombeve dhe si asistime në pavarësimin e tyre. Ndërsa sot roli i Kombeve të Bashkuara nuk ka frymën e politikës ruzveltiane por përkundrazi ajo kërkon që të përmbyset sovraniteti nacional dhe të luajë rolin e “Qeverisë Botërore”. Shpeshherë është akuzuar Ruzvelti se ka qenë i “butë” ndaj komunizmit. Por, arsyeja që duhet kuptuar nga shumica është se ai e pa Stalinin si aleat në luftë kundër Hitlerit sepse pa Rusinë, Hitleri do të pushtonte Britaninë e Madhe, Lindjen e Mesme, Evropën, Afrikën e Veriut do të vriste edhe disa milionë të tjerë hebrenj. Për këtë Rusinë, Ruzvelti e shihte kyç në fitoren ndaj Hitlerit. Ai e dinte edhe një gjë për Rusinë se ajo mund të mbijetonte vetëm në suaza të mbështetjes së “Perëndimit“. Elita Anglo-Amerikane i financoi bolshevikët për të eliminuar mbretërinë Ruse, andaj ajo mund të mbijetonte falë borxheve, drithit dhe teknologjisë që ua dërgonte perëndimi. FDR e dinte se Rusia mund të ishte e fuqishme sa dëshironte të ishte e fuqishme perëndimi. Akuzuesit e Ruzveltit si pro-komunist dorëzohen para faktit se Ruzvelti mbështeste një “Kinë të fuqishme“ në atë që ai e quante “katër xhandarët e fuqishëm” ose “katër të fuqishmit” dhe mbështeste partinë nacionale të Chiang Kai Shekut që ishte pasardhësi i republikanit të famshëm kinez Dr.Sun Yat Senit. Gjatë kësaj kohe në Kinë vazhdonte tensionimi në mes partisë nacionale të (Koumintangut) e Chiang Kai Shekut dhe partisë Komuniste të Mao Zedongut. Dokumentet nga Forin Offisi Britanik dhe nga Departamenti shtetëror amerikan evidentohet se përderisa Ruzvelti preferonte Chiang Kai Shekund dhe Koumintangun që e kishte themeluar Dr. Sun Yat Seni ndërsa britanikët e mbështesnin partinë komuniste dhe Mao Ce Dungun. Me Chiang Kay Shekun Ruzvelti bëri marrëveshje që Hong Kongu pas lufte të çlirohet prej Britanikëve dhe për këtë gjë u irrituan Britanikët. Ruzvelti e angazhoi gjeneral Patrick J Hurley në mars 1945 për të siguruar mbështetje prej Moskës dhe Londrës për Ch. K. Shekun, ku Stalini dha përkrahje ndërsa Londra më tepër kishte simpati për Maon. Kjo ishte edhe një tentative e Ruzveltit rreth kooperimit të “tre të mëdhenjtë e fuqishëm” por më 12 prill me vdekjen “misterioze” të Ruzveltit kjo përpjekje e tij dështoi.
Pas vdekjes së Ruzveltit, Avarel Harriman që ishte ambasador në Rusi është përgjegjësi kryesor që punonte për Çerçilin në nxitjen e “luftës së ftohtë”, në mes të Amerikës dhe Rusisë. Ishte pikërisht Harriman dhe Kennan që krijuan mosbesimin te Stalini dhe kjo nuk ishte në përputhje me politikën që ndiqte Ruzvelti i cili bëri marrëveshje me Stalinin në Jaltë që Polonisë pas luftës t’i lejohej të mbante zgjedhje të lira elektorale. Por Harriman bashkëpunonte me elitën anglo-amerikane për të krijuar mosbesim te Stalini. Nëse do të ishte gjallë Ruzvelti nuk do të kishte “traktat të Varshavës” dhe për këtë edhe Harriman pajtohet. F.Ruzvelti ishte për krijimin e besimit në mes të kombeve të lira dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik global për të mirën e gjithë njerëzimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version