04/06/2021 , 15:08

Peshkatarët bëhen të pasur nga balena e ngordhur, brenda saj gjejnë produktin milionadollarësh

Afërsisht 35 peshkatarë nga Jemeni janë bërë të pasur brenda pak orësh, pasi kanë gjetur brenda një balene të ngordhur të vjellat e saj që vlejnë 1.2 milionë euro.

Grupi i peshkatarëve në shkurt hasën balenën e ngordhur në Gjirin e Adenit.

Njëri nga ata mendoi se në brendësi të balenës është produkti i njohur si ambergris që përdoret për prodhimin e parfumeve dhe që shitet rreth 35.000 euro për kilogram.Peshkatarët morën balenën dhe e hapën për ta parë nëse ambergris gjendej në trupin e tij. Ata gjetën të vjellat që peshuan rreth 127 kilogramë nga e cila në fund fituan mbi një milionë euro.

“Sapo i jemi afruar kemi ndjerë një erë dhe kemi pasur përshtypjen që brenda gjendet diçka. Dhe kishim të drejtë. Era ka qenë e rëndë, por na ka sjellë mjaft para”, ka thënë për BBC njëri prej peshkatarëve.

Ambergris pas përpunimit merr një erë të mirë që përdoret shpesh në industrinë e prodhimit të produkteve të bukurisë.

Peshkatarëve paratë ua dhanë bashkëfshatarëve që kishin nevojë urgjente për ndihmë.

Tani ata janë në gjendje të fillojnë një jetë të re, të blenë shtëpi dhe të martohen.

30 milionë rijal të Jemenit, rreth 85.00 euro, janë të mjaftueshme për ndërtimin e shtëpisë dhe një ceremoni modeste martesore.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin