Rajon

Pështyma mbi Serbi/ Brnabić thurr vellon mbi sy

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke komentuar rezolutën e Parlamentit Evropian që kërkon hetim ndërkombëtar të pavarur për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, kujtoi se rezoluta eshte jodetyruese.

“Nëse ato do ishin të detyrueshme, Serbia, deri tani do të ishte dënuar rëndë pesë herë. Në rezolutat e mëparshme, vetëm vitin e kaluar, ata i kërkuan Serbisë që të ndalojë shkeljen e ‘rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’ dhe ta njohë menjëherë atë si një shtet sovran të pavarur” – tha Brnabić për televizionin Prva.

Me ato rezoluta, sipas saj, ata i kanë bërë thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën të njohin pavarësinë e saj, si dhe Komisionit Evropian që të ndërpresin negociatat me Serbinë dhe integrimin e saj evropian nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

“Dhe asgjë nuk ndodhi.” Kjo është pjesa që ato nuk janë të detyrueshme”, tha Brnabic, duke shtuar se asnjë nga qytetarët e Serbisë nuk do të mund të dënohet në asnjë mënyrë.

Ajo e vlerësoi miratimin e rezolutes se fundit si “një lloj presioni të madh dhe tentativë për destabilizimin”, duke shtuar se pyetja është se në bazë të cilës është miratuar ajo, sepse Parlamenti Evropian nuk e ka patur versionin përfundimtar të vëzhguesve të misionit të ODIHR-it.

“Rezolutat vijnë e shkojnë – kjo nuk është e para, as e fundit, por do të kujtohet përgjithmonë se në Serbi ka pasur parti politike dhe njerëz që kërkuan heqjen e sovranitetit të vendit të tyre dhe e pështynë Serbinë” – ka deklaruar Brnabic

Kryetari i opozitares “Qendra Serbe”, Zdravko Ponoš, teksa ka komentuar miratimin e Rezolutës në Parlamentin Evropian, në rrjetin social X, dhe nje version të shkurtuar të Rezolutës

“Rezoluta e Parlamentit Evropian për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, versioni i shkurtuar: Vjedhje dhe mallkime” – ka shkruar Ponos ne platformen X

“Versioni përfundimtar…Sipas Vucic, rezoluta një ‘virusi qesharak’ – ka shtuar opozitari serb

Parlamenti Evropian miratoi dje një rezolutë për zgjedhjet në Serbi, në të cilën, sipas draftit përfundimtar, kërkohet një hetim ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian kërkon që nëse vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve, të ndërpriten fondet e para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian në Serbi. Rezoluta u miratua me 461 vota “pro” dhe 53 “kundër”.

TRENDING

Exit mobile version