Aktualitet

Petrit Vasili: Drejtesia germadhe pas bombardimit rilindas per ta kapur atë!

Drejtesia germadhe pas bombardimit rilindas per ta kapur atë!
Gjykata te cunguara as me numer minimal gjykatesish.
Prokurori me nje grusht prokurore.
Dhjetra mijra dosje, qe nuk dihet ne se do tu vije radha te shqyrtohen.
Gjykates me 2500- 3000 dosje per shqyrtim.
Vonesa shumevjecare ne dhenien e drejtesise.
Cilesi e ulet gjykimi dhe hetimi per shkak te volumit shume te madh dhe numrit shume te kufizuar te gjyqtareve dhe prokuroreve
Ndersa keta kavërdisin si ne nje vorbë çorben e deshtimin e tyre me kinse harta gjyqesore, qe nuk i japin zgjidhje problemeve kritike, sepse mbi qytetaret bien te gjitha pasojat.
Pandeshkueshmeria e qeverise eshte ligjeruar dhe vendin po e shkaterrojne krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni, qe ndihen me te qeta se kurre.
Pranoni deshtimin( accept the failure) shqiptare dhe nderkombetare dhe gjeni rrugen per te shkuar te reforma e 21-22 korrikut 2016.
Drejtesia eshte kthyer ne nje germadhe pas bombardimit rilindas per ta kapur me çdo kusht ate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version