NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 19:17
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 19:17
NTV
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Petulla të Ëmbla me Miell Misri dhe Qumësht – Shije në Çdo tryezë

by Kasaj
11/01/2021 , 13:24
Petulla të Ëmbla me Miell Misri dhe Qumësht – Shije në Çdo tryezë
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk janë petullat tradicionale që do të përgatisni, por mund të themi se janë ndër më të shijshmet.

Petullat tona të veçanta me miell misri janë lezeti i tryezave ndaj nuk duket t’i humbisni kurrsesi.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërësit

200 gr miell misri

1 litër qumësht

90 gr sheqer

1 lëkurë limoni

150 gr bukë e thekur e grirë

2 vezë

Sheqer pluhur

Vaj luledielli

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni qumështin në një tenxhere të thellë.

Po aty shtoni lëkurën e një limoni për t’i dhënë atij më shumë shije e më pas shtoni sheqerin.

Lëreni qumështin të ziejë dhe përzieni herë pas here në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht.

Hiqni lëkurën e limonit nga tenxherja kur qumështi të jetë gati.

Vazhdoni me përzierjen dhe pak nga pak shtoni miellin e misrit, derisa të trashet dhe vazhdoni me gatimin për 20 minuta në zjarr të ulët.

Ndërkohë përgatisni një tavë 40 x 30 dhe lyejeni me vaj luledielli.

Kur brumi juaj në texhere të jetë trrashur, shtrojeni me anë të një patule nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës në mënyrë të barabartë.

Lëreni të ftohet ne temperaturë ambienti e më pas futeni në frigorifer për 8 orë ose për gjatë gjithë nates.

Të nesërmen hiqeni nga tava dhe vendoseni në një tavolinë pune dhe filloni ta prisni në rombe me gjerësi 3-4 cm.

Do të formoni rreth 40 copë të cilat duhet t’i zhysni në një enë me 2 vezë të rrahura.

Kalojini më pas tek buka e thekur e grirë dhe vendosini në një pjatë.

Bëjeni këtë proces me të gjithë copëzat dhe ndërkohë vendosni të ngrophet një tigan me vaj luledielli për skuqje.

Kur vaji të jetë i ngrohtë hidhni petullat e para dhe lërini të skuqen derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vendosini në një letër thithëse për të hequr vajin e tepërt dhe sipër mund t’i spërkasni sipas dëshirës me pak sheqer pluhur.

Related Posts

Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë
Lifestyle

Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

06/03/2021 , 14:39
“Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit
Lifestyle

“Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit

06/03/2021 , 14:30
Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve (VIDEO)
Lifestyle

Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve (VIDEO)

06/03/2021 , 13:23

Recent Posts

  • ”100 dështimet e Ramës”, Basha: Qytetarët shqiptarë konsumojnë sa 39% e mesatares së BE, niveli më i ulët në Europë
  • Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata jep vendimin për 25-vjeçarin
  • Covid-19/ Nuk ndalen shifrat shqetësuese në vendin tonë: 21 viktima dhe 819 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
  • “Vaksinimi, ëndrra që më lë pa gjumë”/ Rama le dritaren e hapur për vaksinat ruse dhe kineze: Po e shqyrton edhe BE
  • 7 marsi ndryshe/ Festa e mësuesit, ditë të diele dhe në kohë pandemie

Kategorite

  • Aktualitet (2,031)
  • Bota (2,072)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (131)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (799)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,548)
  • Politike (1,109)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!