Politike

Pezullimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali, mediat italiane: Dush i ftohtë për Melonin

Pezullimi i marrëveshjes Rama-Meloni nga Gjykata Kushtetuese është kthyer menjëherë në lajm kryesor në mediat e vendit fqinj.

Ansa, La Reppublica dhe Corriere Della Sera kanë raportuar vendimin e Kushtetueses. Ndërsa “la Stampa” e konsideron vendimin si një “dush të ftohtë” për qeverinë e kryeministres Meloni.

“Një idiotësi europiane”, e konsideroi deputeti italian i të gjelbërve, Angelo Bonelli, paktin mes dy kryeministrave. Ndërsa senatori Ivan Scalfarotto reagoi pas vendimit të gjykatës shqiptare duke theksuar se “kur zgjidhen rrugë të shkurtra kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare, problemet rikthehen herët ose vonë në shtëpi”.

TRENDING

Exit mobile version