17/06/2021 , 3:46

Pezullohet numërimi i votave në Durrës! U gjet një më shumë, jep dorëheqjen kryetari i KZAZ nr.23

DURRËS– Është pezulluar numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota. Ka dhënë dorëheqjen kryetari i KZAZ nr.23 në Durrës.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur.

Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin