Bota

PHENIAN – Paradë e madhe ushtarake e vëzhguar nga Seuli dhe SHBA

Ushtria e Koresë së Jugut theksoi se autoritetet e Koresë së Veriut kishin organizuar një paradë të madhe ushtarake, me sa duket për të shënuar 75- vjetorin e Partisë së Punëtorëve, në pushtet.

”Parada, e cila u vëzhgua gjithashtu nga shërbimet e inteligjencës amerikane, u zhvillua në mëngjes në sheshin ‘Kim Il Sung”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut pritej të mbante një veprimtari të madhe për të shënuar përvjetorin e themelimit të partisë, megjithëse asnjë gjë nuk u njoftua publikisht.

Përgatitjet ishin vërejtur javët e fundit.

Ka pasur gjithashtu spekulime se Pheniani do të zbulojë një raketë të re ndërkontinentale.

Që nga një samit i dështuar me presidentin e SHBA Donald Trump, në Vietnam, në shkurt 2019, bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut kanë ngecur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version