Aktualitet

Pickimi nga bletët/ Regjistrohet viktima e parë

GRAMSH– Shënohet viktima e parë nga pickimi bletës në vendin tonë. Viktima është identifikuar, e bëhet fjalë për 63-vjeçarin, Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit. Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij. Pickimet e shumta i mori në fytyrë dhe në krahë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Kjo shënon edhe vdekjen e parë nga pickimi i bletës në vendin tonë./

TRENDING

Exit mobile version