Kosova

Pierre Mirel: Kosova rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen evropiane

Ish-drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë rreth situatës në veri, në të kundërtën rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen e vet evropiane.

Ai tha se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit ka njollosur imazhin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa nënvizoi se mosgatishmëria për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është ndër arsyet kryesore të tensioneve të njëpasnjëshme në veri, ndërsa themelimin e këtij mekanizmi e vlerësoi si çelës të daljes nga kriza, krahas tërheqjes së njësive të posaçme të policisë dhe zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

“Mendoj se rrugëdalja e vetme është kompromisi, si zakonisht. E di që fjala ‘kompromis’ ka ngjyrim negativ në Ballkan ndërsa në Bashkimin Evropian është baza e ndërtimit. Por në Ballkan nëse bëjmë kompromis do të thotë që kemi humbur apo tradhëtuar, por jo, kompromisi nëse bëhet sic duhet paraqet një situatë me dy palë të fituara” – deklaroi Pierre Mirel

 

TRENDING

Exit mobile version