Pioli: Europa shtëpia e Milanit! Duhet kujdes ndaj Cagliari, janë ekip i zgjuar

Milani rikthehet në “San Siro” pasi ka mposhtur në Torino “demat” dhe Juventusin, duke bërë që çështja e kualifikimit në Champions League të jetë në dorën e tyre. Sigurisht do të duhet që nesër kundër Cagliari kuqezinjtë të marrin tre pikët. Trajneri Stefano Pioli, në prag të kësaj ndeshjeje, ka folur për mediat:

“Luajmë në shtëpi dhe kjo vetëm na ndihmon ne. E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe kundërshtari është i vështirë. Ne mund të mbyllim një javë emocionuese sa i takon rezultateve dhe paraqitjeve. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur ekuilibër dhe duhet ët sillemi njëlloj edhe në ndeshjen e nesërme”.

“Europa është shtëpia e Milanit. Fakti që mungon prej kaq shumë kohësh i ka bërë pritshmëritë të rriten. Jemi një klub i madh dhe e dimë që jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Duhet të jemi të fortë mendërisht, nuk ka ndeshje të lehta”.

“Të gjithë kanë punuar mirë këtë javë, me vendosmërinë e duhur dhe përqendrim. Jemi gati të përballemi me një kundërshtar të fortë. Kemi punuar për çdo detaj. Akoma nuk e kemi arritur objektivin tonë dhe duhet të jemi të vendosur ta arrijmë”.

Kemi punuar edhe pas humbjeve të pësuara. Gjithmonë kemi besuar në punën dhe cilësitë tona, pa e humbur identitetin. Kur ke një bazë solide, është e lehtë të çohesh pas humbjeve”, u shpreh Pioli në prag të ndeshjes me Cagliarin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin