Kronike

‘Piva fostoksinë’/ Mesazhi që i dërgoi 18 vjeçarja bashkëshortit para se të vriste veten

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Familjarët e djalit, që është vënë në hetim, përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme.

Kushëriri i djalit ka treguar për mediat se çfarë ndodhi ditën që e reja piu fostoksinë. Ai thotë se e morën nga shtëpia e familjarëve të saj dhe më pasi burri kishte shkuar të pinte kafe.

Ai thotë se nuk kishin kaluar as 5 minuta nga momenti kur e lanë në shtëpi dhe vajza i shkruan të fejuarit se kishte pirë fosktoksinë. Ai tha se më pas janë larguar me nxitim për tek vajza.

“I ka shkruar mesazh djalit, Djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: piva fostoksinë. Ky i shkroi: mos guxo dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë. Vajza ishte këtu, e solli nga shtëpia. Po bënim muhabet po qeshnim. Vajza sa ikëm ne te lokali, punë dy minutash, i shkruan mesazh burrit që piva fostoksinë”, tregon kushëriri i burrit.

24-vjeçari, i fejuari i vajzës, është vënë në hetim.

LUSHNJË- Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë. Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.

Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.

Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.

Sipas prindërve të djalit, ata kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”, thotë vjehrra.

Vjehrra e vajzës thotë për mediat se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Vjehrra tregon edhe bisedën me nusen, e cila nuk ishte as në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas të nesërmen, pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra.

Një ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza shkoi edhe në shtëpinë e prindërve, sikur të donte t’i takonte për herë të fundit. Ka shkuar në shkollë, ka mbaruar një provim, dhe ka kërkuar të fejuarin të shkojë ta marrë në shkollë sepse nuk ndihej mirë – tregon kushëriri i 24-vjeçarit.

“E lamë në shtëpi, dhe shkuam të dy të pimë një kafe” – shton ai më tej.

Aty thotë se 24-vjeçarit i mbërriti një mesazh nga e fejuara e cila i shkroi se kishte pirë fostoksinë. Shkuan me shpejtësi ta shohin, por situata ishte e rëndë dhe vajza ndërroi jetë pavarësisht se nxituan ta çojnë në spital.

Prononcimi i vjehrrës

Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë.

Kishit vënë re ndonjë shqetësim?

Në asnjë mënyrë. Vetëm qeshte e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një privim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.

Shikoje” “Mirëmëngjesi a je mirë”.

Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Natën i them unë, muhabet grash, se e di ashtu që.

“Do shkoj në shkollë dhe do vi”, mirë i them dhe unë iki në punë.

Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua tri kësaj nisje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo.

Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë.

Lajm ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version