Kronike

Pjesë e një bande kriminale, shqiptari ekstradohet drejt Italisë

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet nga autoritetet italiane si pjesë e grupeve kriminale. Bëhet fjalë për Roland Hysollari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doppio gioco”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, Interpol Tiranën, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Operacioni vijon paralelisht edhe në Itali, për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 44-vjeçari.

Si rezultat i punës lokalizuese të kryer nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe në vijim të shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, më qëllim ekstradimin drejt shteteve ku kanë kryer veprën penale, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Doppio gioco”, në kuadër të të cilit u kap shtetasi:

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e shtetasit R. H., drejt Italisë.

TRENDING

Exit mobile version