Rajon

Plagosën me armë 3 grekët, dy shqiptarët pjesë e bandës “Luanët”?

Policia greke po vijon ende kërkimet për dy shqiptarët të cilët qëlluan me armë zjarri dhe lanë të plagosur 3 grekë. Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit

Mediat në Greqi shkruajnë se një nga pistat e hetimit është që shqiptarët të jenë anëtarë të bandës “LIONS”. Banda akuzohet përgjegjëse për vrasjen e një hidrauliku 37-vjeçar nga Shqipëria shkurtin e kaluar, në zonën e Nea Jonit, gjatë një sherri në një kafene

Autorët, të cilët janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ishin larguar nga dyqani, duke lënë pas automjetet me të cilat po lëviznin. Disa ditë më vonë një nga personat që morën pjesë në përleshje ishte paraqitur tek autoritetet dhe pas faljes së tij ai ishte liruar. Pjesa tjetër ishte zhdukur, ndërsa policia dyshon se ata mund të kenë ikur në një vend fqinj. Pjestarët e kësaj bande konsiderohen si kriminelë të rrezikshëm, me lidhje në botën e krimit.

“Mënyra se si u zhvillua përleshja, nga një moment në tjetrin, lloji i makinës na bëri të shqyrtojmë mundësinë që këta të ishin anëtarë të bandës së caktuar, anëtarët e së cilës kanë treguar shumë herë se janë të pamëshirshëm, sfidues dhe shkrepin lehtësisht armën që kanë me vete. Megjithatë, do të duhet të shohim nëse një mundësi e tillë mbështetet nga prova”, thotë një oficer i Sigurimit.

Gjendja shëndetësore e tre të plagosurve

Dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat.

Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar, i cili ra përtokë i gjakosur pas sulmit vrasës nga dy të panjohurit.

TRENDING

Exit mobile version