Një i ri ka mbetur i plagosur dje në Elbasan, pasi është goditur me thikë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “11 Nëntori. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe pronari i lokalit.
Bëhet fjalë për shtetasit L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, Elton Laloshi, 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. I riu është goditur 3 herë me thikë në zemër, ndërsa gjatë natës ai është transportuar në gjendje të rëndë më Tiranë, për mjekim të specializuar.
Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
BalkanWeb/