Aktualitet

Plagoset minatori 51-vjeçar në Bulqizë, ja si paraqitet gjendja e tij

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një subjekt minerar në Bulqizë.

Policia njofton se në spitalin e Bulqizës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi A. K., 51 vjeç, banues në fshatin Dushaj, me profesion armator në një subjekt minerar.

Paraprakisht, dyshohet se 51-vjeçari është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. Për shkak të dëmtimeve, 51-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

TRENDING

Exit mobile version