Kronike

Plagoset rëndë polici bashkiak, policia ‘hesht’

Një person është plagosur aksidentalisht në vendin e punës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Papër, gjatë punës për gërryerjen e lumit Shkumbin, ku punëtori Ardian Salla është përplasur nga fadroma e kompanisë për të cilën punonte, duke marrë plagë të rënda.

Salla, që është i pasiguruar nga firma, është edhe punonjës i policisë bashkiake në Cërrik. Mirëpo edhe pas aksidentit të tij, Policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen për mediat edhe pse kane kaluar 6 ditë.

Ndërkohë që punëtori ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i traumës në Tiranë.

TRENDING

Exit mobile version