Kronike

Plagosi kushëririn pas konfliktit të çastit, arrestohet 49-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një 31-vjeçar është goditur me mjetin prerës nga kushëriri i tij, i cili u arrestua, njoftoi këtë të mërkurë policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën ‘Tish Daija’, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtave burime, 49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

TRENDING

Exit mobile version