Kronike

Plagosi punonjësin e IMT-së, gjykata jep vendimin për 55-vjeçarin

Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, doli sot para trupit gjykues ku iu njoh masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Muça qëlloi mbi Gavellin, teksa ky i fundit ishte duke monitoruar aksionin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart”, dëshmoi punonjësi i IMT-së në polici.

Ndërkohë prokuroria ka formuluar për Muçën dy akuza pas ngjarjes së rëndë, ato për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version