Kronike

Plagosja me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se Adrian Ismailaj, 47 vjeç është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital. Autori është identifikuar si M. C., 38 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi: Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

TRENDING

Exit mobile version