Kronike

Plagosja në Tiranë/ Gjendet një makinë e djegur në Bërzhitë

Zamir Kalemi mbeti i plagosur të premten nga të shtënat me armë  që u regjistruan te rrethi i Selitës në Tiranë. 35 vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Shërbimet e policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Sakaq, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, një makinë po digjet në Bërzhitë, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Lajmi i parë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku është plagosur një person. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur te rreth rrotullimi në Selitë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Zamir Kalemi, 35 vjeç, i cili ka marrë një plagë të lehtë në këmbë, pa rrezik për jetën. Ende nuk dihet autori/ autorët dhe shkaqet e e kësaj ngjarjeje.

Lajmi i parë

Personi që shihni në foto është Zamir  Kalemi nga Memaliaj, i cili i shpëtoi mbrëmë një atentati në rrethin e Selitës. Ai ishte duke qarkulluar me një makinë tip smart, ndërsa ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave, 35-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është vëllai i Andrea Kalemit, i cili u lëndua me thikë në burgun e Koridhalos më 14 dhjetor 2023, teksa edhe më parë kishin tentuar ta ekzekutonin kur ndodhej me pushime në një ishull  të Greqisë. Po ashtu, 35-vjeçari është kushëriri i Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit u vra me një atentat me eksplozive afër rreth rrotullimit të TEG. Pak kohë pasi u qëllua ndaj tij është gjetur një makinë e djegur në Bërzhitë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Policia pas ngjarjes ngriti disa pika kontrolli, por deri tani nuk ka asnjë informacion për peronat e përfshirë në këtë rast kriminal.

TRENDING

Exit mobile version