Kronike

Pla*gosje me thi*kë në Fier, 17-vjeçari vdes në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit.

Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një person, i cili ka shkuar me urgjence ne spital.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt.

Sipas burimeve nga spitali, 17-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë në sallën e kirurgjisë.

……………….

Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me vrasjen e një 19-vjeçari dhe plagosjen e një 20-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në orën 11:30, në bulevardin ‘Jakov Xoxa’. Policia thotë se F.M, 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve sherri ka nisur në një lokal në qendër të Fierit.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

……………..

Sipas burimeve, katër të rinj janë përfshirë në një konflikt në një lokal e më pas sherri ka degraduar në qendër të Fierit, ku është goditur një 18-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar ne flagrance autorin.

………………………..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Fierit.

Burime bëjnë me dije se Florjan Muka 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

TRENDING

Exit mobile version