Kosova

Plan për eleminimin e Kurtit/ Milaim Zeka: Kryeministri i Kosovës gënjeu, ja gabimi që bëri

Gazetari Milaim Zeka tha se informacioni për një atentat të mundshëm kundër Albin Kurtit është i rremë.

Sipas Zekës, nëse kjo do të kishte ndodhur ai nuk do të kishte dalë para gazetarëve.

Gazetari shprehet se Kurti përmes këtyre lajmeve të rreme po tenton të nxisë opozitën në Maqedoninë e Veriut kundër Ali Ahmetit

“Albin Kurti shkoi në Maqedoni këto ditë dhe krijoi një lajm të rremë duke thënë që më është përgatitur një atentat kundër meje nga forcat serbo-ruse, u transmetua përmes radio-televizionit Publik të Kosovës, nëse do të kishte një kërcënim real ndaj jetës së kryeministrit, e para ai nuk do të lihej të dilte para gazetarëve, do t’i ndërrohej makina, do t’i ndërrohej kthimi në Kosovë, ky njeri po mundohet përmes këtyre lajmeve të rreme të nxisë opozitën atje kundër Ali Ahmetit, liderit të padiskutueshëm të shqiptarëve të Maqedonisë, ai nxiti opozitën parlamentare që të mos votonin për Ali Ahmetin, sa u formua qeveria me kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferrit u shkarkuan dy ministra për shkak të përzierjes flagrante të Albin Kurtit në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut”, tha Zeka

TRENDING

Exit mobile version