Kronike

Plumba drejt makinës ‘Toyota’ në Shkodër

SHKODËR– Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 02:00 të mbrëmjes në Shkodër. 42-vjeçari i identifikuar si Armand Babaj është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me mjetin e tij në Shkodër tip ‘Toyota’ të cilën e kishte marrë me qira. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Para dy muajsh u kthye nga Anglia, kush është 42-vjeçari që alarmoi policinë në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e pretenduar në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Shkodër-Vau i Dejës ndaj 42-vjeçari Armand Babaj.

Abc mëson se Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës, ndërsa ka  vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.

Babaj e ka raportuar vetë në polici atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur të shohë autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Për fat të mira nga të shtënat ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Sakaq bëhet me dije se në makinë ka shenja plumbash, ndërsa nuk janë gjendur ende gëzhojat.

Babaj rezulton person pa precedent penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

TRENDING

Exit mobile version