Politike

“Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita”

Deputeti socialist Pandeli Majko replikoi me Tritan Shehun në seancën e sotme plenare sa i takon kërkesës së këtij të fundit që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë masakrën serbe në Kosovë në Srebrenicë.

Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.

Majko: Po kacafyteni me njëri-tjetrin për të treguar se kush është opozita, ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin.

Shehu: Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin?

Majko: Shpirti është shitur në këtë vend në vitin 1967 duke prishur kishat dhe xhamia. Shpirti është shitur kur kompania ‘Shqiponja’ e Berishës i shiste naftë Millosheviçit.

TRENDING

Exit mobile version